Flash News


E-TJERA

Korrupsion dhe shpërdorim detyre, jepen masat e sigurisë për 5 efektivë policie në Elbasan

Korrupsion dhe shpërdorim detyre, jepen masat e sigurisë për 5

Gjykata e Elbasanit caktoi masën e sigurisë “arrest shtëpie” për 3 punonjës të Policisë së Shtetit, ndërsa për dy të tjerë u caktua masa e sigurisë “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, me kërkesë të Prokurorisë.

Pesë efektivët akuzohen për shpërdorim detyre, korrupsion dhe falsifikim kompjuterik. Gjykata pranoi kërkesën e prokurorisë dhe miratoi masat e sigurisë për pesë efektivët.

Sipas prokurorisë, 5 efektivët, në cilësinë e punonjësit e policisë të Seksionit të Trafikut Interurban dhe Urban në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, kanë kryer veprime në kundërshtim me ligjin, që lidhen me praktikat të kundërvajtjeve administrative që kryenin shtetas të ndryshëm, në disa raste këtë veprimtari të paligjshme e kanë kryer në këmbim të përfitimit monetar-korruptiv.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, kërkoi masa sigurie për pesë punonjës të policisë së shtetit për “Shpërdorim detyre”, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Falsifikimi kompjuterik”, parashikuar nga nenet 248 dhe 259 dhe 186/a të Kodit Penal.

Ky procedim është regjistruar mbi bazën e informacionit referues të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Drejtoria Rajonale Elbasan-Korçë.

 

Të fundit