Flash News

E-TJERA

Korrupsion masiv dhe kriminalitet, Britania e Madhe ndërmerr sanksione në Shqipëri

Korrupsion masiv dhe kriminalitet, Britania e Madhe ndërmerr sanksione

Qeveria e Britanisë së Madhe ka ndërmarrë sanksione ndëshkuese ndaj disa individëve në Shqipëri, të cilët janë përfshirë në lidhje me kriminalitetin dhe korrupsionin masiv.

Lajmin e ka konfirmuar vetë qeveria britanike dhe i Dërguari i Posaçëm i saj në Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach.

“Këtë javë, Mbretëria e Bashkuar ka ndërmarrë veprime frenuese kundër disa individëve shqiptarë me lidhje me kriminalitetin dhe korrupsionin. Mesazhi ynë: Veprimet kriminale nuk do të shkojnë pa pasoja. Së bashku me Shqipërinë, do të sigurohemi që askush të mos jetë mbi ligjin”, shkruhet në postimin e qeverisë britanike në Twitter.

Në mesazhin drejtuar vendeve të Ballkanit Perëndimor, Sir Stuart Peach shtronte një sërë problemesh ku mes tyre ishte korrupsioni masiv, abuzimet me tenderat dhe fondet, si dhe lidhja e politikës me botën e krimit.

Të fundit