Flash News

E-TJERA

Korrupsion me punësimet në Dibër, GJKKO lë në burg specialistin e pyjeve dhe punonjësin e Këshillit të Qarkut

Korrupsion me punësimet në Dibër, GJKKO lë në burg

Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit ka lënë në burg specialistin e pyjeve Halit Shehun dhe punonjësin e Këshillit të Qarkut Dibër, Fitim Farrukun.

SPAK zhvilloi pak ditë më parë një operacion në Dibër në zyrat e Arsimit, ku ranë në pranga Shehu dhe Farruku persona për korrupsion me punësimet.

Nga të dhënat e operacionit rezultoi se specialisti i pyjeve Halit Shehu donte të punësohej si mësues në zyrën e Arsimit dhe për këtë i dha ofroi 100 mijë lekë punonjësit të Këshillit të Qarkut Dibër Fitim Farrukut. Ky i fundit do të takohej me Lulzim Dain, bashkëshortin e Drejtoreshës së Arsimit Dibër, Brikena Dani, për t’i dhënë zarfin me lekë.

Po rezultoi se bashkëshorti i Danit, Lulzimi nuk e mori zarfin me lekë në momentin e shkëmbimit, çka bëri që të krijohen dyshime se operacioni i SPAK është dekonspiruar.

Për Lulzim Danin, në dosjen e SPAK-ut thuhet se nga përgjimet në telefona dhe në mjedis nuk është gjetur asnjë provë që të faktojë korrupsionin e tij. Për këtë arsye Dani u shoqërua nga policia dhe më pas u la i lirë.

Të fundit