Flash News

E-TJERA

“Korrupsioni, mal problemesh në Shqipëri”, Kim: Filloni me vlerësime të rregullta të gjyqtarëve dhe prokurorëve

“Korrupsioni, mal problemesh në Shqipëri”, Kim: Filloni me vlerësime të rregullta të gjyqtarëve dhe prokurorëve, atëherë do keni besimin e njerëzve

“Korrupsioni, mal problemesh në Shqipëri”, Kim: Filloni me

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, ka marrë pjesë në konferencën e Lartë Antikorrupsion, e cila po organizohet ditën e sotme me pjesëmarrje të kryeministrit Rama, Ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj, por edhe ambasadorit të BE-së, Luigi Soreca.

Gjatë fjalës së saj, Kim ka folur me superlativa për ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, referuar punës në sistemin e drejtësisë. Sipas Kim, Gjonaj ka punën më të vështirë në Shqipëri, por ka treguar vullnet.

Ndërkaq, referuar qeverisë, Kim tha se ajo po punon në interes të qytetarëve.

“Faleminderit që më ftuat t’ju bashkohem sot. Kur shikoj Reformën në Drejtësi në Shqipëri është një çështje që ka të bëjë me vendosjen e një këmbe pas tjetrës në një mal të thepisur. Korrupsioni është një mal me probleme në Shqipëri dhe hap pas hapi mund ta kalojmë problemin. Marrë një moment për të përuruar stafin e Ministres Gjonaj dhe personelit të saj për punën e tyre. Është një shenjë pozitive që Shqipëria diskuton një temë që është themelore për të ardhmen e Shqipërisë.

Ne e bëjmë këtë jo sepse jemi zemërmirë, por sepse është në interesin tonë që të kemi një aleat që është në gjendje të bëj pjesën e vet. Ne jemi të përkushtuar ndaj një Shqipërie që do zërë vendin e saj në Europë. Qeveria e Shqipërisë po punon në emër të qytetarëve dhe jo interesave të ngushta.

Eksiztojnë pengesa si zyrtarë të korruptuar, poste zyrtare të përdorura për të promovuar palë politike. Qeveritë mund të kufizojnë mundësitë për korrupsion. Shqipëria duhet të fillojë vlerësime të rregullta të gjyqtarëve dhe prokurorëve për të siguruar një ministri të drejtë. Kur të mund të bëni këtë do të keni fituar besimin e njerëzve. Shqipëria ka filluar në këtë rrugë hap pas hapi dhe reforma në drejtësi po jep rezultate. Në mars morët dritën jeshile nga BE. Kjo nuk është deklaratë e fitores. Ne kemi prioritet ecurinë e SPAK. 

Pandemia i ka bërë rreziqet edhe më të qarta. Rreziku është real. Të gjitha qeveritë vuajnë nga një nivel i caktuar korrupsioni. Edhe SHBA-të nuk janë të përjashtuara nga kjo gjë, megjithëse ne të gjithë mund të bëjmë dicka për këtë. Do të ketë gjithmonë aktorë të këqinjë, por qeveritë do të mund të gjejnë mënyra për t’i dënuar dhe treguar që janë në anën e njerëzve.

Drejtësia shqiptare i ka treguar këto prova. Nëse Shqipëria vazhdon në këtë rrugë, ajo do të vijoji të bëhet një model i reformave për vendet në vijim”, është shprehur Kim.

Të fundit