Flash News

E-TJERA

Korrupsioni me lejet e ndërtimit, “Tenxhere” apo studim i Bankës Botërore?

Korrupsioni me lejet e ndërtimit, “Tenxhere” apo studim i

Deputeti i PD, Belind Këlliçi, ka denoncuar nivelin e lartë të korrupsionit në sektorin e ndërtimit, duke iu referuar raportit të Bankës Botërore.

Sipas tij, një në tre biznese paguan ryshfet për leje ndërtimi, ndërsa kjo kosto reflektohet në rritjen e çmimeve të banesave. Këlliçi akuzon kryeministrin Rama për përgjegjësi në këtë situatë, ku shton se ky i fundit mund të dalë dhe mund ta quajë Bankën Botërore një tenxhere që nuk i do të mirën qeverisë.

Në përfundim të reagimit të tij, deputeti ka bërë thirrje për mobilizim qytetar dhe pjesëmarrje në protestën e paralajmëruar më 8 maj, e cila do të jetë një pikë e fortë kthese për vendin.

Reagimi i plotë:

Korrupsion me lejet e ndërtimit! Tenxhere, apo studim i Bankës Botërore?!

Banka Botërore, me studimin e fundit që ka realizuar, bën të ditur se një në tre biznese në fushën e ndërtimit në Shqipëri jep rryshfet për marrjen e lejes. Ky është një nivel që vjen në rritje nga matja e fundit para 6 vitesh, dhe është 4 herë më i lartë se rajoni.

Është kjo një nga arsyet pse çmimet e banesave janë të larta e të papërballueshme, pasi ndërtuesit kanë shesh kosto ekstra që janë paratë që duhet të japin për zyrtarët e Edi Ramës. Në këtë mëyrë, ata ngrenë çmimet dhe në fund, ky korrupsion rëndon dhe paguhet nga qytetarët.

Vetëm Edi Rama thotë se në Shqipëri nuk ka korrupsion. Ai mund të dalë të shpallë sot se Banka Botërore është një tenxhere që nuk i do të mirën qeverisë. Por e vërteta e rryshfeteve, pagesave nën dorë, dhuratave, gjobave, është ajo që shqiptarët e dinë mirë dhe e provojnë në lëkurë çdo ditë.

Eshtë korrupsioni që Edi Rama e mbron me votë në Kuvend, që po mban peng Shqipërinë, që po varfëron njerëzit, që po shkatërron të ardhmen.

Ndaj duhet të bashkohemi në betejën tonë kundër burimit të këtij fenomeni, që është Edi Rama.

Me 8 maj në Bulevard, në një moment që do të jetë pikë kthese për vendin.

https://www.facebook.com/share/p/1czKPLdRvw/?mibextid=wwXIfr

Të fundit