Flash News

E-TJERA

Korrupsioni me tenderin në MSH, lirohet biznesmeni, lihet në burg inxhinieri

Korrupsioni me tenderin në MSH, lirohet biznesmeni, lihet në burg

Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie”për biznesmenin Vladimir Topi, i cili i dha ryshfet Sekretares së Përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro.

Topi i dha Duros një shumë prej 330 mijë lekë me qëllim të fitonte një tender në vlerë 8 milionë lekë të vjetra në mënyrë të paligjshme.

Ndërsa Silvi Shehi, me detyrë inxhinier, ka marrë masën e sigurisë “arrest me burg”.

Edhe Joana Duro u la në burg një ditë më parë nga GJKKO, bashkë me specialisten Laureta Sheto.

Shuma e parave u gjet në zyrën e sekretares, menjëherë pas arrestimit nga policia. Dy zyrtaret që u ndaluan të premten Joana Duro dhe Laureta Sheto akuzohen nga SPAK për veprat penale “Korrupsioni aktiv dhe pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”.

Të fundit