Flash News

E-TJERA

Korrupsioni në sistemin e drejtësisë, Yuri Kim: Asnjë prokuror apo gjyqtar nuk është dënuar deri tani

Korrupsioni në sistemin e drejtësisë, Yuri Kim: Asnjë

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim i ka bërë thirrje drejtësisë shqiptare që të hetojë korrupsionin në sistemin e drejtësisë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, teksa shpërndan deklaratën e kreut të grupit parlamentar Taulant Balla, Kim thekson se deri më tani asnjë prokuror apo gjyqtar që ka ngecur në Vetting nuk është ndjekur apo dënuar penalisht.

“Që kur ka filluar Vettingu, asgjë gjyqtar apo prokuror i vetëm nuk është ndjekur penalisht apo dënuar. Nevoja për të hetuar korrupsionin gjyqësor, përtej Vettingut, është përfshirë në kushtet e përcaktuara nga BE për hapjen e bisedimeve të pranimit në BE”, thuhet në mesazhin e ambasadores Yuri Kim.

Korrupsioni në sistemin e drejtësisë, Yuri Kim: Asnjë

Të fundit