Flash News

E-TJERA

Kos kundërshton sërish propozimin Rama-Vuçiç: S’ka rrugë të shkurtër drejt BE-së

Kos kundërshton sërish propozimin Rama-Vuçiç: S’ka

Komisionerja Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos ka ofruar një perspektivë optimiste për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, duke deklaruar se vendi mund të bëhet anëtar i plotë edhe para vitit 2030, me kushtin e vazhdimit të reformave.

Megjithatë, në një intervistë për Atlantic Council, ajo hodhi poshtë me forcë çdo ide për një anëtarësim të lehtësuar, të propozuar nga kryeministri Edi Rama dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiç.

“Nuk ka anëtarësim “light”. Ose je anëtar dhe atëherë i merr të gjitha të drejtat. Ose nuk je anëtar dhe nuk i merr të drejtat. Por sigurisht, e kuptoj këtë letër nga zoti Vuçiç dhe Rama, në kuptimin që nëse BE-ja do të ketë probleme, e dini, për të vazhduar me procesin e zgjerimit, ata do të ishin të kënaqur me diçka më pak.

Kjo është zgjedhja e tyre. Unë nuk e mbështes këtë, sepse roli im është t’i ndihmoj ato vende të bëhen anëtare të plota të BE-së.

Rregulli i thjeshtë është ky: nëse një vend përmbush të gjitha reformat dhe kriteret, duhet të bëhet anëtar i plotë i Bashkimit Evropian. Kështu është ndërtuar edhe Traktati ynë Evropian”, tha komisionerja Kos.

Të fundit