Flash News

E-TJERA

Kosi me fekale/ Demokrati akuza AKU-së për mungesë transparence, ministrja e mohon

Kosi me fekale/ Demokrati akuza AKU-së për mungesë transparence,

Kosi me fekale, i prodhuar nga një kompani shqiptare, u publikua pak ditë më parë në media.

I vetmi reagim nga ana e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, ka qenë një njoftim ku thuhet se në kosin e kompanisë në fjalë gjatë verifikimeve laboratorike, janë gjetur gjurmë të enterobaktereve.

Në Komisionin për Veprimtarinë Prodhuese të mbledhur sot, ka qenë deputeti demokrat Helidon Bushati që ka kërkuar një shpjegim nga ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca lidhur me rastin në fjalë.

Bushati i kërkoi ministres të dinte se pse ka pasur një mungesë transparence nga ana e AKU-së duke e pyetur nëse ndjente vetë përgjegjësi ajo si ministre.

"Ka dalë në media një problematikë që lidhet me kosin,  i cili ka rezultuar me fekale. Kos që secili prej nesh e konsumon. Dhe ka pasur një transaprencë nga ana e AKU-së për masat e marra. Ju mbani përgjegjësi dhe pse është kjo mungesë transparence për këtë element që prek shëndetin e të gjithë shqiptarëve?", tha Bushati.

Ministrja mohoi të ketë pasur mungesë transparence nga ana e AKU-së, teksa u shpreh se menjëherë sapo janë vënë në dijeni të rastit, kanë nisur procedurat për të të hequr produktin nga qarkullimi.

"AKU si asnjëherë tjetër ka infirmuar në kohë, në respekt të procedurave dhe ligjit, për riskun. E kanë marrë vesh nga AKU. Atë që ju cituat e cituat nga faqja e AKU. Është tërhequr produkti kur është bërë njoftimi", tha Krifca.

Të fundit