Flash News

E-TJERA

Kosova 90 minuta larg historisë, sonte përballet me Turqinë për finalen e madhe

Kosova 90 minuta larg historisë, sonte përballet me Turqinë

Prishtina sonte pritet të kthehet në zemrën rrahëse të gjithë shqiptarisë, teksa Kombëtarja e Kosovës zbret në fushë për një nga ndeshjet më të rëndësishme në historinë e saj.

Në stadiumin “Fadil Vokrri”, “Dardanët” do të përballen me Turqinë në Play-Off, në kërkim të një bilete për në Kampionatin Botëror.

Pas një përmbysjeje spektakolare dhe fitores ndaj Sllovakisë, Kosova është vetëm 90 minuta larg historisë. Atmosfera në kryeqytet pritet të jetë elektrizuese, me mijëra tifozë që do të mbështesin skuadrën në një sfidë vendimtare.

Përballë do të jetë Turqia, një kundërshtar i fortë dhe me përvojë, por Kosova hyn në këtë ndeshje me moral të lartë dhe besim të madh pas performancave të fundit.

Të fundit