Flash News
Bie në kontakt me rrymën elektrike, humb jetën një punonjës sigurie në Tiranë
EMRI/ Lëvizte me armë dhe kokainë, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë
Zjarri në fushën e mbetjeve në Elbasan, reagon policia: Dyshohet se nisi nga një shkëndijë
Aksident në aksin Fier-Seman, përplasen dy automjete
Berisha: Drejtor policie në Tiranë do emërohet narkobanditi që zvarriti Ilir Metën
Nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, në Bruksel të martën zhvillohen takime në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, që kanë për qëllim gjetjen e një zgjidhjeje rreth përdorimit të dinarit serb.
Një rregullore e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), që ka hyrë në fuqi më 1 shkurt, parasheh euron si valutën e vetme për kryerjen e pagesave me para të gatshme në Kosovë, duke ndaluar përdorimin e dinarit serb.
Ky vendim, sipas BE-së, ka shkaktuar probleme praktike për komunitetin serb në Kosovë, të cilët kanë përdorur dinarin serb dhe me këtë valutë kanë marrë ndihmë nga Serbia. Prandaj, BE-ja ka thirrur takimin e 27 shkurtit për të gjetur një zgjidhje për këtë çështje.
Takimet në Bruksel nisin në mëngjes dhe sipas burimeve diplomatike, i dërguari i BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak, së pari do të takohet me delegacionin e Serbisë, pastaj me atë të Kosovës. Sipas praktikës nga e kaluara, pas takimeve të ndara që Lajçak do të zhvillojë me palët do të zhvillohen edhe takime trepalëshe.
Ndonëse BE-ja një ditë më parë njoftoi se të dyja palët kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre, në këto takime duket se përbërja e delegacioneve do të jetë e ndryshme nga e kaluara. Përderisa në takime Serbinë do ta përfaqësojë kryenegociatori i saj për dialog, Petar Petkoviq, nga Kosova në takimet në Bruksel do të marrë pjesë guvernatori i BQK-së, Ahmet Ismaili.
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, i cili njëherësh është edhe kryenegociator për dialogun me Serbinë, nuk ishte pajtuar që çështja e dinarit serb të ishte pjesë e dialogut. Kjo, pasi Qeveria e Kosovës e konsideron këtë gjë si çështje të brendshme për të cilën kompetenca të pavarura ka BQK-ja./ REL