Flash News

E-TJERA

Kosova u shfaq në hartë si pjesë e Serbisë, Tahiri: Më skandaloz ishte relativizimi i Ramës

Kosova u shfaq në hartë si pjesë e Serbisë, Tahiri: Më

Ish-kryenegociatorja në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Edita Tahiri ka reaguar pas skandalit me hartën ku Kosova shfaqej si pjesë e territorit të Serbisë, në ditën e Konventës Kombëtare të Turizmit.

Tahiri mban qëndrim kritik ndaj deklaratës së kryeministrit Rama mbi skandalin. Tahiri shkruan se më skandaloz se harta, ishte relativizimi i Ramës.

“Harta skandaloze midis Tiranes edhe me skandaloz relativizimi nga Kryeministri i Shqiperise - kur do te mprehet sensi kombetar i Qeverise Rama dhe zyrtareve te saj?”, shkruan Tahiri në Facebook.

Në ditën e dytë të Konventës Kombëtare të Turizmit, Kosova u shfaq në hartë si pjesë e territorit të Serbisë. Një skandal, i cili u kalua fillimisht në heshtje nga autoritetet shqiptare.

Rama vendosi të reagojë pas daljes së skandalit, sërish e zbuti efektin e tij, duke justifikuar se kombit nuk i erdhi asgjë e keqe nga dalja për një minutë e Kosovës nga harta.

Të fundit