Flash News

E-TJERA

Kostaq Papa, Gjuzi dhe Jenisheri bëhen bashkë për "25 prillin", regjistrojnë koalicionin në KQZ

Kostaq Papa, Gjuzi dhe Jenisheri bëhen bashkë për "25

Një grup deputetësh opozitarë kanë depozituar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kërkesën për regjistrim si koalicion zgjedhor për zgjedhjet e 25 prillit.

Bëhet fjalë për koalicionin me titullin: “Aleanca Ora Kombëtare – Emigracioni – Bashkimi Popullor dhe Konservatorët” që përbëhet nga 4 parti:

-Partia Kombëtare Konservatore Albania e Kujtim Gjuzit;

-Partia Ora e Shqipërisë e Zef Shtjefnit;

-Partia Emigracioni Shqiptar i Kostaq Papës;

-Partia Bashkimi Popullor i Pensionistëve Shqiptar i Selami Jenisherit.

Deputët Gjuzi, Shtjefni, Papa dhe Jenisheri janë dakordësuar për të garuar në një listë të përbashkët në zgjedhjet e 25 prillit dhe sigla e koalicionit të tyre do të jetë “AOKBPEK”.

Të fundit