Flash News

E-TJERA

KPA rikthen në detyrë gjyqtarin e Tiranës, Altin Abdiu

KPA rikthen në detyrë gjyqtarin e Tiranës, Altin Abdiu

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ndryshoi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për shkarkimin e gjyqtarit të Tiranës, Altin Abdiu, dhe e riktheu atë në detyrë. 

"Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Sokol Çomo relator, Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz anëtare, shpalli vendimin për çështjen nr. 38/2022, datë 06.09.2022, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Altin Abdiu kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 543, datë 28.06.2022.

Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, germa “b” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, me shumicë votash, vendosi:

Ndryshimin e vendimit nr. 543, datë 28.06.2022 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit Altin Abdiu", thuhet në njoftimin e KPA. 

Kujtojme se Komisioni e shkarkoi gjyqtarin Altin Abdiu më 28 qershor 2022, për probleme në kriterin e pasurisë, por konkluzioni i shkallës së parë të vetingut u gjet i pabazuar nga shumica e trupës së Kolegjit. Ndërkohë, ai mori vlerësim pozitiv për figurën dhe u çmua se kishte arritur nivel kualifikues në aspektin profesional.

Të fundit