Flash News

E-TJERA

KPA shkarkon ish-drejtuesin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda: Cënoi besimin e publikut te drejtësia

KPA shkarkon ish-drejtuesin e Prokurorisë së Krimeve të
Besim Hajdarmataj

Kolegji i Posaçëm i Apelimit shkarkoi nga detyra prokurorin e Tiranës, që ka drejtuar edhe Prokurorinë e Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj. Sipas Kolegjit, Hajdarmataj ka cënuar besimin e publikut te drejtësia.

“Hajdarmataj ka cenuar besimin e publikut te sistemit i drejtësisë në një mënyrë të pariparueshme, për këtë arsye vazhdimi i ushtrimit të funksionit të tij do të ishte i papërshtatshëm. Vendoset shkarkimi i tij nga detyra", thuhet në vendimin e KPA-së.

Ishte Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit që kërkoi shkarkimin e prokurorit të Tiranës, duke argumentuar se ka mangësi profesionale, por dhe paqartësi në fushën e pasurisë.

Besim Hajdarmataj e kaloi me sukses vettingun në të treja shtyllat e hetimit, pasuri, aftësi profesionalen dhe pastërti figure. Por pavarësisht kësaj, ONM kërkoi shkarkimin e tij, duke evidentuar edhe problematikat.

Ai ka qenë prokurori i dosjeve "të nxehta" si ajo e Saimir Tahirit, Emiljano Shullazit, Avdylajve, 339-ës e zgjedhjeve në Durrës dhe e 184-ës e zgjedhjeve në Dibër.

Besim Hajdarmataj e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1999 dhe prej më shumë se 20 viteve, ai ka mbajtur poste të rëndësishme drejtuese.

Të fundit