Flash News

E-TJERA

KPA shkarkon nga detyra gjyqtaren e Tiranës, Ardiana Bera

KPA shkarkon nga detyra gjyqtaren e Tiranës, Ardiana Bera

Kolegjit të Posaçëm të Apelimit shkarkoi sot nga detyra gjyqtaren e Tiranës, Ardiana Bera.

"Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Mimoza Tasi relatore, Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen nr. 25/2024, datë 03.07.2024, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 760, datë 26.04.2024, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Ardiana Bera.

Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “b” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:

Ndryshimin e vendimit nr. 760, datë 26.04.2024 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Ardiana Bera. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm", njofton KPA. 

Bera njihet nga opinioni publik për gjykimin e çështjes kundër oficerëve të gardës, Ndrea Prendi dhe Agim Llupi, të akuzuar për vrasjen e protestuesve gjatë tubimit të 21 Janarit, 2011.

Të fundit