Flash News

E-TJERA

Prokurorja e dosjeve të mëdha, KPA shkarkon nga detyra Elisabeta Imerajn

Prokurorja e dosjeve të mëdha, KPA shkarkon nga detyra Elisabeta

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar nga detyra prokuroren Elisabeta Imeraj.

Imeraj mbante postin e drejtueses së Prokurorisë së Tiranës, e njohur ndryshe edhe si ‘prokurorja e dosjeve të mëdha’. KPA vendosi të lerë jashtë sistemit të drejtësisë Imerajn, me argumentin se janë konstatuarprobleme në tre kompnentë të vlerësimit, pasurinë, pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin.

“Për pasurinë 2500 m2 tek ish fusha aviacion subjekti s'ka burime të ligjshme. Po ashtu edhe për tokën arë të ndodhur në Mullet s'ka burime. Për apartamentin  ndodhur në Tiranë prej 66 m2 dhe shtesë subjekti i rivlerësimit ka bërë deklarim të pasaktë. Për shlyerjen e kredive të marra në 2006 dhe në 2008 subjekti i rivlerësimit dhe personi i lidhur kanë patur pamjaftueshmëri për shlyerjen e këtyre kredive”, tha ajo.

Më datën 26 mars, Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendosi caktimin e prokurores Elisabeta Imeraj në pozicionin e drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për një mandat 3-vjeçar.

Të fundit