Flash News

E-TJERA

KPA shkarkon nga detyra prokurorin e Krimeve të Rënda Anton Martinin

KPA shkarkon nga detyra prokurorin e Krimeve të Rënda Anton Martinin

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar nga detyra prokurorin Anton Martin, i cili është njëherësh kandidat për SPAK.

I komanduar në Prokurorinë e Tiranës, ish-prokurori i Krimeve të Rënda kaloi shkallën e parë të rivlerësimit në janar 2020 me shumicë votash. Por vendimi i konfirmimit u ankimua nga Komisioneri Publik në qershor.

Sipas KPA, Martini kishte mangësi në justifikimin e burimeve për pagesën e këstit të parë të kredisë që kishte marrë për të paguar një apartament në kryeqytet.

Gjithashtu KPA tha se Martini ka pasur probleme në menaxhimin e çështjeve kur ka qenë drejtues i Prokurorisë së Shkodrës.

Të fundit