Flash News

E-TJERA

KPK e shkarkoi, KPA lë në fuqi vendimin për ish-kryetaren e Gjykatës Administrative të Shkallës Së Parë në Shkodër

KPK e shkarkoi, KPA lë në fuqi vendimin për ish-kryetaren e

Komisioni i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për ish-kryetaren e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Shkodër, Valbona Seknaj.

KPK vendosi shkarkimin e Valbona Seknaj pasi konstatoi probleme dhe parregullsi në pasurinë e ish-kryetares. Sipas Komisionit të Posaçëm të Kualifikimit, Seknaj kishte mungesë të burimeve të ligjshme të pasurisë dhe shpenzimeve, teksa kishte kryer edhe fiktivitet në lidhje me dy kontrata noteriale për shitjen e një apartamenti me qëllim shmangien e detyrimeve tatimore në Velipojë.

Pas kësaj, Seknaj apeloi vendimin pranë KPA, por kjo e fundit vendosi të lerë në fuqi vendimin e KPK për shkarkimin e gjyqtares.

Të fundit