Flash News

E-TJERA

KPK konfirmon në detyrë Pranvera Pustinën, Shefja e kabinetit të Olsian Çelës kalon vettingun

KPK konfirmon në detyrë Pranvera Pustinën, Shefja e kabinetit

KPK ka konfirmuar në detyrë Pranvera Pustinën, shefe e kabinetit të Prokurori të Përgjithshëm, Olsian Çela. Pustina ka kaluar me sukses Vettingun, pasi rezultoi e pastër në të tre shtyllat e vlerësimit, atë të pasurisë, figurës dhe profesionalizmit. 

Kujtojmë se, Pustina ka përfunduar studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2011 dhe fillimisht është emëruar prokurore në Prokurorinë e Krujës.

 Në vitin 2015, Pustina u transferua në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ndërsa prej janarit 2020 ajo është komanduar në pozicionin e shefes së kabinetit të Prokurorit të Përgjithshëm, Olsian Çela.

Të fundit