Flash News

E-TJERA

KPK shkarkon Maria Qirjazi, bllokohet puna në Gjykatën e Apelit

KPK shkarkon Maria Qirjazi, bllokohet puna në Gjykatën e Apelit
Maria Qirjazi

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra gjyqtaren e Apelit të Tiranës Maria Qirjazi.

Vendimi u dha nga trupa e KPK-së, e përbërë nga Valbona Sanxhaktari, Genta Tafa Bungo dhe Roland Ilia.

Maria Qirjazi ka një karrierë të gjatë në sistemin e drejtësisë, ku ka punuar për më shumë se një dekadë si gjyqtare në Gjykatën e Apelit të Gjirokastrës. Prej vitit 2013, Qirjazi e ushtron funksionin në Gjykatën e Apelit të Tiranës.

Shkarkimi i Qirjazit bllokon punën në Gjykatën e Apelit pasi nuk plotësohet kourumi i nevojshëm për mbajtjen e seancave.

Largimi i saj nga sistemi i drejtësisë erdhi si pasojë e mosjustifikimit të pasurisë.

Të fundit