Flash News

E-TJERA

KPK shkarkon nga detyra Bib Ndrecën, gjyqtarin e dosjes 339

KPK shkarkon nga detyra Bib Ndrecën, gjyqtarin e dosjes 339

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar sot nga detyra Bib Ndrecen, gjyqtarin i cili ka qenë pjesë e gjykimit të dosjes së famshme 339.

KPK ka shpallur vendimin thuajse një vit pas seancës së parë dëgjimore që u mbajt më 26 shkurt 2020.

Ndreca ishte gjyqtar i përkohshëm në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për një emërim të përhershëm, atij i duhej të kalonte me sukses procesin e vetingut.

Sot është dhënë vendimi edhe për gjyqtaren e Vlorës, Elona Mihali, por duke qenë se KPK nuk ka gjetur shkelje për gjyqtaren, ajo është konfimuar në detyrë.

Të fundit