Flash News

E-TJERA

KPK shkarkon nga detyra gjyqtaren e ‘TikTok-ut’

KPK shkarkon nga detyra gjyqtaren e ‘TikTok-ut’

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra Enkeleda Kapedanin. Vendimi është marrë me unanimitet nga trupa e KPK-së, pasi Kapedanit iu konstatuan probleme në të gjitha kriteret e vlerësimit mbi të cilat bazohet vettingu. Kapedani u bë e njohur nga videot në TikTok, ku shfaqej duke sfiluar në ambientet e Gjykatës.

Kush është Enkeleda Kapedani?

E shpallur “Miss Shqipëria” në konkursin e bukurisë në vitin 2003, Enkeleda Kapedani vendosi të studionte për drejtësi. Më pas përfundoi Shkollën e Magjistraturës, profil gjyqtar dhe pasi përfundoi stazhin nisi rrugëtimin e saj në sistemin e drejtësisë.

Në vitin 2015, ajo u dekretua nga presidenti Bujar Nishani në detyrën e gjyqtares në gjykatën e Elbasanit ku punon edhe aktualisht. Përgjatë këtyre viteve, emri i Kapedanit bëri bujë në media kur firmosi lirimin me kusht të Viktor Imerit, e bandës së Gaxhait, por asokohe nuk pati reagime të forta institucionale. Por ndërsa pritej të kontrollohej vendimmarrja e saj, zonja Kapedani u ngrit në detyrë.

Në shtator 2020, mbledhja e gjyqtareve e zgjodhi nënkryetare në detyrë. Ajo pret të kalojë në filtrin e trefishtë të kontrollit, ndryshe testin e Vettingut, ku do ti nënshtrohet kontrollit të pasurisë, figurës morale dhe aftësive profesionale.

Të fundit