Flash News

E-TJERA

KPK shkarkon prokurorin e Tiranës, probleme me pasurinë dhe profesionalizmin

KPK shkarkon prokurorin e Tiranës, probleme me pasurinë dhe

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra prokurorin e Tiranës, Bajram Breçanin. Këtij të fundit iu konstatuan probleme në dy shtyllat e vettingut, pasuria dhe profesionalizimi.

Breçani e ka filluar karrierën si prokuror në vitin 1995 dhe e ka ushtruar këtë detyrë deri në vitin 2000. Ai është rikthyer në sistemin e drejtësisë në vitin 2013 si prokuror në Prokurorinë e Krujës.

Një vit më vonë është transferuar në Prokurorinë e Elbasanit ku ka shërbyer deri në vitin 2016, kur u caktua në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Të fundit