Flash News

E-TJERA

KPK zbardh vendimin për ish-prokurorin e Durrësit: Arjan Ndoja ka komunikuar me Dakon

KPK zbardh vendimin për ish-prokurorin e Durrësit: Arjan Ndoja ka

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka zbardhur vendimin ndaj rivlerësimit të ish-prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoja i shkarkuar disa muaj më parë nga detyra.

Bazuar në vendimin e KPK-së, shkeljet e Ndojës fillojnë nga lidhjet me biznesmenin nga Durrësi me të cilin thuhet se ka drekuar para atentatit, lidhjet me emra të njohur në botën e krimit, të dënuar dhe të arrestuar.

Ajo çka bie në sy në vendimin e KPK, është edhe konfirmimi i asaj që është denoncuar më parë se Arjan Ndoja ka pasur disa telefonata me Vangjush Dakon, kryebashkiaku i Durrësit.

“Po ashtu, atij i janë gjetur biseda edhe me një kryebashkiak tjetër, të mandatuar në vitin 2019 nga Partia Socialiste, por interesant është fakti se hartuesit e vendimit nuk e cilësojnë subjektin politik të këtyre dy bashkiakëve, ndryshe dy të tjerëve, të mëhershëm, që përcaktohen në vendim si kryebashkiakë të Partisë Demokratike”, thuhet në vendim.

Ndoja, sipas KPK, ka telefonata edhe me gjyqtarë që aktualisht janë nën hetim nga SPAK., për të cilët ka thënë se i ka miq për shkak të detyrës.

Ndoja u shkarkua unanimisht nga anëtarët e KPK, me motivin se gjatë punës së tij si prokuror ka favorizuar persona me precedentë penalë. Dyshohet se Ndoja në vitin 2009 dhe 2010, ka pasur kontakte me persona të përfshirë në korrupsion dhe ka caktuar trupin gjykues për një çështje që lidhje me një konflikt prone.

Të fundit