Flash News

E-TJERA

KQZ cakton numrin e fletëve të votimit për zgjedhjet e 6 marsit

KQZ cakton numrin e fletëve të votimit për zgjedhjet e 6 marsit

Caktohet sasia e fletëve të votimit që do të prodhohet për zgjedhjet e pjesshme të datës 6 mars.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve në seancën e sotme publike miratoi sasinë e fletëve të votimit të cilat do të prodhohen për çdo qendër votimi, për zgjedhjet e pjesshme për kryetar bashkie, të datës 6 Mars 2022.

Për zgjedhjet e pjesshme që do të zhvillohen në bashkitë Shkodër, Durrës, Dibër, Vorë, Rrogozhinë, Lushnjë, duke u bazuar në numrin e zgjedhësve të vënë në dispozicion nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile, shtuar 2 përqind të tyre, sipas përcaktimeve të Kodit Zgjedhor, do të prodhohen në total 667.629 fletë votimi.

Gjithashtu, Komisioneri caktoi partitë politike që do të propozojnë anëtarin e tretë dhe të katërt të Grupeve të Numërimit të Votave, për zgjedhjet e pjesshme për kryetar bashkie.

Partia politike e shumicës parlamentare që ka të drejtë të propozojë anëtarin e tretë të Grupeve të Numërimit të Votave është partia Socialiste e Shqipërisë.

Partia e opozitës parlamentare që ka të drejtë të propozojë anëtarin e katërt të Grupeve të Numërimit të Votave është Lëvizja Socialiste për Integrim.

Të fundit