Flash News

E-TJERA

KQZ dërgon në Kuvend rekomandimet për ndryshimin e Kodit Zgjedhor, çfarë parashikojnë

KQZ dërgon në Kuvend rekomandimet për ndryshimin e Kodit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) i ka dërguar Komisionit Parlamentar të Reformës Zgjedhore disa rekomandime mbi ndryshimin e Kodit Zgjedhor.

KQZ rekomandon ndryshime duke filluar nga organizimi i qendrave të votimit e deri te grupet e numërimit të votave. Sipas KQZ, qilimi i rekomandimeve është të ketë një administrim më të mirë të procesit zgjedhor, por  nuk parashikon që domosdoshmërisht partitë politike të zhvishen nga administrimi.

“Qëllimi është që të paktën në aspektin formalo-teknik të kemi një administrim më të të procesit zgjedhor nga komisionet e niveleve të dyta dhe të treta. Përmirësimet që ne nxisim me këtë aspekt, jo domosdoshmërisht ato duhet, apo mund t’i zhveshin partitë politike nga të drejtat që ato kanë sot për administrim. Përfshi këtu edhe të drejtën për vendimmarrjen nga përfaqësuesit e tyre në këto komisione”, thuhet në rekomandimet e KQZ-së.

Sa i përket financimit të fushatës zgjedhore, KQZ rekomandon përcaktimin e rregullave nga transparenca në media deri të lidhja me ‘palët e treta’

“Të përcaktohen rregulla në lidhje me financimin dhe fushatën e subjekteve të identifikuara si ‘palë të treta’”, thuhet në rekomandimet e KQZ-së.

 

Dokumenta bashkëngjitur

Të fundit