Flash News

E-TJERA

KQZ dërgon për verifikim të thelluar në Prokurori 38 kandidatë, mes tyre 10 për kryebashkiakë

KQZ dërgon për verifikim të thelluar në Prokurori 38

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dërguar për verifikim të thelluar në Prokurori, 38 kandidatë të partive politike.

Komisioneri Shtetëror Ilirjan Celibashi tha se nga 38 të dërguar për verifikim, 10 janë kryebashkiakë dhe 28 anëtarë të Këshillit Bashkiak.

“Janë 38 kandidatë nga 23,907 kandidatë në total, kandidatë për kryetarë bashkie dhe anëtarë për këshill bashkiak të cilët KQZ bazuar në atë çfarë ata vetë kanë deklaruar këta kandidatë në formularët e tyre të Vetëdeklarimit por dhe nga indicie të marra nga partitë politike sipas rastit kemi vendosur për të kërkuar verifikim të thelluar prej organit të Prokurorisë.

Janë 28 kandidatë për anëtarë të këshillit bashkiak nga 23763 në total të cilët janë dërguar dhe këta për hetim të thelluar. Sipas detyrimit që KQZ ka i ka bërë publik formularët e Vetëdeklarimit për të gjithë kandidatët, por dhe emrat e kandidatëve të cilët janë dërguar për hetim të thelluar.

Janë 10 kandidatë për kryetarë bashkie nga 144 në total, të cilët janë dërguar për hetim të thelluar. Këta kandiddatë kandidojnë në zonat zgjedhore të Bashkive Koçovë, Krujë, Vau i Dejës, Shijak, Devoll, Himarë, Mallakastër, Kukës dhe Has.

Për bashkitë, kandidatët e të cilëve për këshilla janë dërguar për hetim të thelluar i përkasin bashkisë Bulqizë, Mirditë, Shijak, Tropojë, Berat, Pukë, Gramsh, Tiranë, Shkodër, Vlorë, Kuçovë, Dibër, Fushë Arrëz”, tha kryetari i KQZ.

KQZ dërgon për verifikim të thelluar në Prokurori 38 KQZ dërgon për verifikim të thelluar në Prokurori 38

Të fundit