Flash News

E-TJERA

Ngërçi/ Celibashi propozon fletën e votimit, Komisioni Rregullator: S'jemi kompetentë për ta miratuar

Ngërçi/ Celibashi propozon fletën e votimit, Komisioni

Pas dy ditësh debate, zbardhet se cila është fleta e votimit që kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka propozuar të miratohet për zgjedhjet e 25 prillit.

Fleta e propozuar nga kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi ka qenë me emra dhe jo me numra. Po ashtu, fleta do ketë logot e partive dhe kandidatët me emra.

Ndërkohë, Komisioneri Rregullator votoi me 5 vota se nuk është kompetent për të miratuar fletën e votimit. 

Përfaqësuesi i PS-së, Eridjan Salianji tha në mbledhje se ka rezerva për fletën e votimit të propozuar nga Celibashi. AI shtoi se do t’i shprehë ato në mbledhjen e organit kompetent.

Pas këtij ngërçi, pritet të zhvillohet një mbledhje tjetër për të miratuar përfundimisht fletën e votimit. 

KQZ solli 4 variante të propozuara, për të cilat palët politike kanë shfaqur qëndrime të ndryshme, ndërsa hapi edhe një sondazh për të marrë mendimin e qytetarëve se cili prej këtyre varianteve është më i përshtatshëm.

Ngërçi/ Celibashi propozon fletën e votimit, Komisioni

Të fundit