Flash News

E-TJERA

KQZ 'e prerë' me kryebashkiakët: Kompetencat ushtrojini pa praninë e deputetëve, ose do të dënoheni

KQZ 'e prerë' me kryebashkiakët: Kompetencat ushtrojini pa

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u tregua i qartë me të gjithë ata zyrtarë, kryebashkiakë e zyrtarë që aktivitetet e tyre publike, i kryejnë në praninë e funksionarëve të lartë politikë siç janë deputetët.

Nga bashkëbisedimi me gazetarët mbi detajet e 14 majit, komisioneri Ilirjan Celibashi tha se aktualisht janë në proces verifikimi disa zyrtarë që kanë kryer funksionet e tyre në prani të deputetëve, teksa qartazi kërkoi të mos përsëritet.

“Për disa prej tyre jemi në proces verifikimi, në lidhje me këtë që ju thoni. Qoftë kryetarët e bashkive apo funksionarët e tjerë publikë janë të lirë të ushtrojnë kompetencat e tyre, por është e dënueshme nëse këto aktivitete i kryejnë në shoqërinë e drejtuesve politikë, deputetëve apo funksionarëve të tjerë politikë. Nëse shkojnë për punë, nuk ka asnjë arsye, nuk mund të shkojnë me deputetë apo funksionarë publikë”, tha Celibashi.

Celibashi ripërsëriti thirrjen për ata kryebashkiakë të cilët ende nuk kanë njoftuar me shkresë zgjedhësit e tyre për zgjedhjet lokale të 14 majit.

Kreu i KQZ bëri me dije se deri tani janë regjistruar 21 parti politike të cilat do të marrin pjesë në zgjedhjet e 14 majit.

“21 bashki nuk kanë sjellë asnjë informacion në KQZ në lidhje me procesin e njoftimit me shkrim të çdo zgjedhësi. Në lidhje me kërkesat e partive për tu regjistruar, deri tani kanë paraqitur kërkesën për këto zgjedhje 21 parti politike dhe një komitet nismëtar për një kandidat të mbështetur nga zgjedhësit”, njoftoi Celibashi.

Të fundit