Flash News

E-TJERA

KQZ gjobit Erion Veliajn për mosdeklarim dhe promovim të aktiviteteve të ndaluara

KQZ gjobit Erion Veliajn për mosdeklarim dhe promovim të aktiviteteve

KQZ ka gjobitur kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj për promovim të aktiviteteve të ndaluara gjatë fushatës elektorale dhe mosdeklarim të tyre.

Veliaj është gjobitur me 75 mijë lekë të reja, nga ku 35 mijë lekë të reja për mos raportim të aktiviteteve si dhe me 40 mijë lekë të reja për promovim të aktiviteteve të ndaluara.

Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi është shprehur se Veliaj nuk ka raportuar për një kohë të gjatë në këtë institucion.

Shqipëria ndodhet pak muaj larg zgjedhjeve teksa KQZ miratoi vendimin për disa aktivitete të cilat nuk do të lejoheshin 4 muaj para zgjedhjeve.

Të fundit