Flash News

E-TJERA

KQZ gjobit mbi 100 parti me 10 milionë lekë secila, nuk dorëzuan bilancin financiar

KQZ gjobit mbi 100 parti me 10 milionë lekë secila, nuk dorëzuan

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka gjobitur 106 parti të vogla, pasi nuk dorëzuan raportin vjetor financiar. KQZ thekson se ato refuzuan të bëjnë transparente burimet e financimit. 

Ndërsa katër parti të tjera që e kanë dorëzuar jashtë afatit të përcaktuar me ligj janë gjobitur me 500 mijë lekë të vjetra.

Vendimi u mor në mledhjen që u zhvillua paraditen e sotme. Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi u shpreh se ankimimet mund të dorëzohen brenda 3 ditëve.

Afati i fundit për dorëzimin e raporteve financiare ishte data 31 mars. Celibashi theksoi se 106 partitë, “nuk kanë bërë përpjekje t’i paraqisnin as përpara mbledhjes së sotme”.

Partitë që janë gjobitur me nga 10 milionë lekë të vjetra:

1. Partia Punës Shqipërisë;
2. Partia për Europianizim dhe Integrim të Shqipërisë;
3. Partia Liri, Demokraci dhe Etikë;
4. Partia Balli Kombëtar;
5. Partia Aleanca për Demokraci dhe
Solidaritet;
6. Partia Ora e Shqipërisë;
7. Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar;
8. Partia Përparimi Kombëtar i Shqipërisë;
9. Partia e Blertë Shqiptare;
10. Partia Uniteti Kombëtar;
11. Partia e Prosperitetit Demokratik
të Shqipërisë;
12. Partia Universale Shqiptare;
13. Partia Agrare Ambjentaliste e Shqipërisë;
14. Partia Liberale Shqiptare;
15. Partia Ekologjike;
16. Partia Socialpunëtore e Shqipërisë;
17. Partia Socialreformiste e Shqipërisë;
18. Partia Besëlidhja Kombëtare
Demokratike Shqiptare;
19. Lëvizja Demokratike për Vlera,
Mirëqenie, Progres;
20. Partia Alternative Republikane;
21. Partia Konservatore;
22. Partia Bashkimi Demokristian Shqiptar;
23. Partia Bashkësia Kombëtare Shqiptare;
24. Partia Triumfi i Legalitetit;
25. Partia Rimëkëmbja Kombëtare;
26. Partia Centriste Mirëqenies Popullore Shqiptare;
27. Partia Pajtimit Kombëtar;
28. Partia Demokracia e Re Europiane;
29. Partia Lidhja Kombëtare Shqiptare;
30. Partia Qytetare Shqiptare;
31. Partia Alternativa Liberale e Shqipërisë;
32. Partia Komuniste e Shqipërisë;
33. Balli Kombëtar Demokrat;
34. Partia Kombëtare Konservatore Albania;
35. Partia e të Majtës Demokratike Shqiptare;
36. Partia Ambientaliste;
37. Partia Aleanca Nacionale Shqiptare;
38. Partia Reformave Demokratike Shqiptare;
39. Partia Lëvizja Monarkiste Demokrate
Shqiptare;
40. Partia Rruga e Vërtetë Shqiptare;
41. Partia Demokrate e Re;
42. Partia Mendimi i Djathtë Liberal;
43. Lëvizja për Zhvillim Kombëtar;
44. Partia Demokracia Paqësore e Shqipërisë;
45. Partia për Mbrojtjen e të Drejtave
të Emigrantëve;
46. Partia Aleanca Socialiste Shqiptare;
47. Partia Sigurisë Kombëtare Shqiptare;
48. Partia Shpresa Demokrate;
49. Partia Ardhmëria Shqiptare;
50. Partia për Mbrojtjen e të Drejtave
të Punëtorëve të Shqipërisë;
51. Partia Emigracioni Shqiptar;
52. Partia Komuniste e Shqipërisë 8 Nëntori;
53. Partia Demokratike Peza
Gjirokastër e Shqipërisë;
54. Partia Integrimit Social Kombëtar
Shqiptar;
55. Partia Lidhja e Blertë Shqiptare;
56. Partia Aleanca e Maqedonasve
për Integrim Europian;
57. Partia Lëvizja për të Drejtat e Njeriut;
58. Partia Shqiptare Atdheu;
59. Partia Demokracia e Re e Djathtë Shqiptare;
60. Partia e të Drejtave të Mohuara;
61. Partia e Çështjeve Shqiptare;
62. Partia Fronti i Majtë;
63. Partia Shqipëria e Re;
64. Partia Lëvizja Elitare Kombëtare;
65. Partia Shqiptare e Rindërtimit;
66. Partia Lidhja Demokristiane Shqiptare;
67. Partia e të Drejtave të Mohuara
– e Re;
68. Lista për Shqipëri Natyrale;
69. Partia Aleanca Kombëtare;
70. Partia Progresi Social Kombëtar;
71. Partia Aleanca për Europën;
72. Partia Demokratike e Bashkimit Mysliman të Shqipërisë;
73. Partia “Ligj dhe Drejtësi”;
74. Partia Socialiste e Vërtetë 91;
75. Partia G99;
76. Partia Toleranca e Re e Shqipërisë;
77. Partia Aleanca Europiane Ekologjike;
78. Partia Aleanca Arbënore Kombëtare;
79. Partia Lëvizja për Drejtësi e Shqiptarëve;
80. Partia Personat me Aftësi të Kufizuar;
81. Partia Lëvizja Shqipëria e Re;
82. Partia Bashkimi Popullor i Pensionistëve Shqiptar;
83. Partia Lidhja për Drejtësi dhe Progres;
84. Partia “Aleanca Kuq e Zi”;
85. Partia Lëvizja Demokratike për
Ndryshim;
86. Partia Popullore Kristiandemokrate e Shqipërisë;
87. Partia “Forca Rinia”;
88. Partia “Shkodra 2015”;
89. Partia “Sfida për Shqipërinë”;
90. Partia Bindja Demokratike;
91. Partia “Lëvizja Demokratike Shqiptare”;
92. Partia Indipendentëve (Centriste) të Shqipërisë;
93. Partia Nacional Demokrate e
Shqipërisë;
94. Partia Lidhja Popullore Shqiptare;
95. Partia Nacionaliste Shqiptare;
96. Partia e Djathtë Demokratike
e Shqipërisë;
97. Partia Drejtësia Shoqërore;
98. Partia Progresi Demokratik;
99. Partia Mbrojtja e të Drejtave
Kombëtare;
100. Partia e Re Socialiste e Shqipërisë;
101. Partia Ideali Demokratik Shqiptar;
102. Partia Lëvizja për Demokraci;
103. Partia Ideali komunist;
104. Partia Aleanca Demokristiane
e Shqipërisë;
105. Partia e Biznesit Shqiptar;
106. Aleanca Popullore për Drejtësi.

Të fundit