Flash News

E-TJERA

KQZ gjobit Radio Televizionin Shqiptar: Transmetoi reklama politike ditën e heshtjes zgjedhore

KQZ gjobit Radio Televizionin Shqiptar: Transmetoi reklama politike ditën e

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka gjobitur me me 2 milionë lekë Radio Televizionin Shqiptar me argumentin se kanë transmetuar reklama politike ditën e heshtjes zgjedhore.

Kështu deklaroi kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi në konferencën pë media që zhvilloi mëngjesin e sotëm. Ai tha se ka pesë ditë kohë që vendimi të ankimohet në Kolegjin Zgjedhor. Sipas Celibashit, vendimi hyn menjëherë në fuqi. 

“RTSH 2 dhe RTSH Kukësi kanë transmetuar aktivitetet gjatë ditës së heshtjes zgjedhore. KQZ vendos marrjen e masës administrative për RTSH në vlerën e 2 milionë lekë gjobë. Ky vendim hy në fuqi menjëherë dhe postohet në fletoren zyrtare, kundër këtij vendimi mund të ankimohet në Kolegjin Zgjedhor, brenda 5 ditëve nga hyrja në fuqi”, tha Celibashi.

 

Të fundit