Flash News

E-TJERA

KQZ i dha mandatin vajzës së tezes së Lapajt, “Shqipëria Bëhet” ankimon vendimin

KQZ i dha mandatin vajzës së tezes së Lapajt,

“Shqipëria Bëhet” ka ankimuar në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve vendimin e KQZ, që i dha mandatin e fituar në qarkun Tiranë vajzës së tezes së Adriatik Lapajt.

Në këtë mënyrë do t’i hapej rruga marrjes së mandatit nga Adriatik Lapaj, i cili ishte edhe drejtuesi i koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” në zgjedhjet e 11 majit.

Sipas përfaqësuesve të SHB, vendimi i KQZ-së është i pavlefshëm pasi kandidatët në listën e mbyllur për këtë qark, përfshirë edhe Xhuvelin, kanë dorëzuar paraprakisht dorëheqje nga kandidimi, para nisjes së procesit të numërimit të votave të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

Në ankimimin drejtuar KAS-it, “Shqipëria Bëhet” kërkon anulimin e vendimit të KQZ-së dhe njohjen zyrtare të dorëheqjeve nga kandidimi.

Sipas argumentimit ligjor të paraqitur nga SHB, në këto kushte KQZ duhej të kishte proceduar me shpërndarjen e mandatit duke iu referuar radhës së listës dhe duke respektuar parimin e ligjshmërisë dhe vullnetit të shprehur nga kandidatët për të mos qenë pjesë e garës.

Të fundit