Flash News

E-TJERA

KQZ i tërheq vëmendje bashkive: Ka vonesa në publikimin e listave të zgjedhësve

KQZ i tërheq vëmendje bashkive: Ka vonesa në publikimin e listave

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ia ka tërhequr vëmendjen qeverisjeve vendore lidhur me publikimin e listave të zgjedhësve për zgjedhjet e 11 majit.

Sipas KQZ-së, janë konstatuar vonesa në afishimin e listave në disa bashki, si edhe janë hasur vështirësi në aksesimin e zgjedhësve me aftësi të kufizuara.

Po ashtu, informacioni për caktimin e QV-ve dhe njoftimi i zgjedhësve ende nuk është raportuar.

Procesi i njoftimit të zgjedhësve nuk ka filluar në shumicën e bashkive për shkak të mungesës së fondeve dhe modelit të njoftimit, ndërsa afati për përfundimin e tij është 6 mars 2025. Ndaj KQZ i kërkon bashkive të përfundojnë raportimin e caktimit të vendndodhjes së qendrave të votimit brenda afateve të përcaktuara në Kodin Zgjedhor.

KQZ i kërkon Ministrisë së Brendshme lehtësimin e procesit të njoftimit të zgjedhësve për të siguruar që ky proces të realizohet brenda afateve ligjore.

Të fundit