Flash News

E-TJERA

KQZ ka gati projektvendimin, shuma që do të përfitojnë PS, PD dhe LSI për fushatën elektorale

KQZ ka gati projektvendimin, shuma që do të përfitojnë PS,
Foto ilustruese

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë gati projektvendimin për shpërndarjen e fondeve për partitë politike, që do të përdoren në fushatë për zgjedhjet e 25 prillit. Ky projektvendim do të miratohet më datën 2 shkurt.

Fondi që do t’u shpërndahet partive është 140 milionë lekë. KQZ ka vendosur që pjesën më të madhe ta marrë Partia Socialiste. 63 milionë lekë është vlera e parashikuar për PS. Ndërkohë PD do të përfitojë 38 milionë lekë, LSI do të marrë 20 milionë lekë, PDIU 7 milionë lekë, Lista e Barabartë 4 milionë dhe Partia Socialdemokrate 5 milionë lekë.

Partia Socialiste e Shqipërisë 63.417.047

Partia Demokratike 38.911.877

Levizja Socialiste për Integrim 20.012.797

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet 7.447.477

Lista e Barabartë 4.841.667

Partia Socialdemokrate 5.369.137

Të fundit