Flash News

E-TJERA

KQZ kthen për korrigjim dokumentacionin e kandidatëve për deputetë të katër partive

KQZ kthen për korrigjim dokumentacionin e kandidatëve për
Foto ilustruese

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se do të kthejë për korrigjim dokumentacionin e listës së kandidatëve për deputetë të katër partive. Mbledhja do të zhvillohet ditën e sotme në orën 11.00.

Partitë që do duhet të korrigjojnë dokumentacionin e kandidatëve janë Partia Lëvizja e Re, Partia Aleanca Demokracia e Re, Partia Lëvizja për Ndryshim dhe Partia Lëvizja Demokratike Shqiptare.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare KQZ bën me dije se mbledhja ka si rend dite:

“Për kthimin për korrigjim të dokumentacionit të listës shumemёrore të kandidatëve për deputet të depozituar nga Partia Lëvizja e Re për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021”;

“Për kthimin për korrigjim të dokumentacionit të listës shumemёrore të kandidatëve për deputet të depozituar nga Partia Aleanca Demokracia e Re për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021”;

“Për kthimin për korrigjim të dokumentacionit të listës shumemёrore të kandidatëve për deputet të depozituar nga Partia Lëvizja për Ndryshim për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021”;

“Për kthimin për korrigjim të dokumentacionit të listës shumemёrore të kandidatëve për deputet të depozituar nga Partia Lëvizja Demokratike Shqiptare për zgjedhjet për Kuvendin  e Shqipërisë të datës 25 prill 2021”;

Të fundit