Flash News

E-TJERA

Zgjedhjet e 25 prillit/ KQZ letër Drejtorisë së Gjendjes Civile, çfarë i kërkon

Zgjedhjet e 25 prillit/ KQZ letër Drejtorisë së Gjendjes Civile,
Foto ilustruese

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i është drejtuar me një letër, Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile, ku i kërkon të dhëna për numrin e shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë territorit.

Shkresa që mban datën 23 dhjetor është firmosur nga kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi dhe kërkohet që Komisionit Qendror të Zgjedhjeve t’i dërgohet numri i shtetasve, të ndarë sipas qarqeve dhe që kanë regjistruar adresën e banimit të përhershëm jashtë vendit.

Kjo kërkesë vjen katër muaj para mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit. Disa ditë më parë ministri për Diasporën, Pandeli Majko deklaroi se emigrantët do kenë mundësi të votojnë edhe pa bërë deklarimin e adresave.

Ai gjithashtu i kërkoi KQZ-së të merrej me çështjet teknike.

Zgjedhjet e 25 prillit/ KQZ letër Drejtorisë së Gjendjes Civile,

Të fundit