Flash News

E-TJERA

KQZ letër Qeverisë dhe Kuvendit: Identifikimi elektronik i votuesve kushton 2 mld lekë, na vendosni urgjentisht fondet në dispozicion

KQZ letër Qeverisë dhe Kuvendit: Identifikimi elektronik i votuesve
Foto Ilustruese/ Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, i është drejtuar përmes dy shkresave zyrtare Këshillit të Ministrave dhe Kuvendit, duke kërkuar vendosjen të KQZ-së një fond prej 2 miliardë lekësh për identifikimin biometrik të zgjedhësve.

Një konkluzion i tillë, sipas Celibashit, është arritur pas ngritjes së një grupi pune nga KQZ, ku u vlerësuan kostot financiare dhe numri i personave që do angazhohen për përdorimin e sistemeve dhe pajisjeve të teknologjisë së informacionit në zgjedhje.

Grupi ka konstatuar se projekti kushton afërsisht 2.112.304.484 lekë, nga ku 16.8 milion euro nevojiten për identifikimin elektronik në të gjithë Shqipërinë, ndërsa rreth 10 milion euro do të duhen për pilotimin e votimit dhe numërimit elektronik.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, në shkresën e tij thekson se pavarësisht se ligji parashikon që identifikimi elektronik duhet të shtrihet në jo më shumë se 20% të popullsisë, në këto zgjedhje procesi do të shtrihet në 100% të popullsisë.

Më tej, Celibashi, shkruan se afatet për realizimin e këtij projekti janë në limite teksa jemi vetëm 145 ditë nga data e zgjedhjeve.

Të fundit