Flash News

E-TJERA

KQZ letër Ramës, partive politike dhe kryebashkiakëve një ditë para hapjes së fushatës, çfarë iu kërkon

KQZ letër Ramës, partive politike dhe kryebashkiakëve një

Komisionit Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që t'i kujtojë edhe një herë palëve rregullat e Kodit Zgjedhor, një ditë para hapjes zyrtare të fushatës elektorale të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.

KQZ iu ka dërguar një shkresë kryeministrit, të gjithë drejtuesve të partive politike që garojnë më 25 prill dhe të gjithë kryetarëve të bashkive.

“Duke marrë në konsideratë raportet e para të depozituara nga monitoruesit, KQZ i bën apel të gjithë drejtuesve të institucioneve publike të tregojnë vetpërmbajtje dhe të përmbushin detyrimet e tyre sipas Kodit Zgjedhor”, thuhet në letrën e KQZ-së.

Gjithashtu KQZ iu thekson palëve se e kanë të ndaluar të përdorin burimet publike në mbështetje të subjekteve zgjedhore, dhe duke i paralajmëruar se nëse nuk zbatojnë kërkesat e KQZ, do të përballen me gjoba.

Në dijeni të kësaj letre është vënë dhe OSBE-ODIHR. 

KQZ letër Ramës, partive politike dhe kryebashkiakëve njëKQZ letër Ramës, partive politike dhe kryebashkiakëve njëKQZ letër Ramës, partive politike dhe kryebashkiakëve një

Të fundit