Flash News

E-TJERA

KQZ miraton 3 koalicione për zgjedhjet e 11 Majit

KQZ miraton 3 koalicione për zgjedhjet e 11 Majit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka miratuar regjistrimin e tre koalicioneve që do të marrin pjesë në zgjedhjet e 11 majit. Koalicioni i parë është “Nisma Shqipëria Bëhet”, i përbërë nga tre parti politike: Partia Nisma Thurje, Partia Shqipëria Bëhet dhe Partia “Lidhja për të Drejtat e Punëtorëve Shqiptare”. Ky koalicion do të drejtohet nga Adriatik Lapaj, kreu i Partisë Shqipëria Bëhet.

Koalicioni i dytë i miratuar është “Djathtas për Zhvillim”, i përbërë nga Partia “Djathtas 1912” dhe Lëvizja për Zhvillim Kombëtar”.

Koalicioni i tretë, më i madh, është “Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, i cili përbëhet nga 26 parti politike dhe do të drejtohet nga Sali Berisha, kryetari i Partisë Demokratike. Ky koalicion përfshin disa parti të njohura si Partia e Lirisë e Ilir Metaj, Partia Republikane e Fatmir Mediut, Partia Demokristiane e Nard Ndokës, dhe shumë të tjera.

Zgjedhjet e 11 majit priten të jenë një moment kyç në politikën shqiptare, me këto koalicione që synojnë të sjellin ndryshime në skenën politike të vendit.

Të fundit