Flash News

E-TJERA

KQZ miraton fletën e votimit për zgjedhjet e 11 majit

KQZ miraton fletën e votimit për zgjedhjet e 11 majit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka miratuar sot fletën e votimit për zgjedhjet e 11 majit, duke pranuar propozimin e Marash Logut, përfaqësues i Partisë Demokratike, për ndryshimet lidhur me mënyrën e paraqitjes së kandidatëve me dy mbiemra.

Komisioneri Ilirjan Celibashi njoftoi se vendimi përfshin jo vetëm miratimin e përmbajtjes së fletës së votimit, por edhe renditjen e kandidatëve dhe mënyrën si do të shfaqen emrat e tyre. Ai theksoi se propozimi i Logut do të reflektohet në të gjitha fletët e votimit për 12 qarqet, duke bërë korrigjimet e nevojshme për uniformitetin në shkrimin e emrave.

Sipas Celibashit, një përfitim i rëndësishëm është fakti që për herë të parë, fleta e votimit është gati një muaj përpara fillimit zyrtar të fushatës, një ndryshim ky që i jep më shumë kohë partive politike dhe kandidatëve për t’u përgatitur.

Publikimi i fletës së votimit për të gjitha qarqet pritet të bëhet së shpejti, duke përfshirë ndryshimet e miratuara për kandidatët me dy mbiemra.

Të fundit