Flash News

E-TJERA

KQZ miraton projektvendimin për anëtarët dhe sekretarët e KZAZ-ve, si do të ndahen mes partive politike

KQZ miraton projektvendimin për anëtarët dhe sekretarët e

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi projektvendimin “Për caktimin e partive politike që do të propozojnë anëtarët dhe sekretarët e Komisioneve të Zonave të Administrimit Zgjedhor, për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025”.

Partitë politike që do të propozojnë anëtarët e Komisioneve të Zonave të Administrimit Zgjedhor (KZAZ-ve) për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025 janë si më poshtë:

a. Partia Socialiste e Shqipërisë (PSSh), si partia kryesore e shumicës parlamentare, propozon 2 (dy) anëtarë;

b. Partia Socialdemokrate (PSD), si partia e dytë kryesore e shumicës parlamentare, propozon 1 (një) anëtar;

c. Partia Demokratike (PDSH), si partia kryesore e opozitës parlamentare, propozon 2 (dy) anëtarë;

d. Partia e Lirisë (PL), si partia e dytë kryesore e opozitës parlamentare, propozon 1 (një) anëtar.

Anëtarin e 7 në KZAZ me numër çift e propozon PS. Sekretari propozohet nga PD në KZAZ me numër çift dhe në ato me numër tek propozohet nga PS, raporton për Top Channel gazetarja Elda Menga.

Të fundit