Flash News

E-TJERA

KQZ miraton propozimin e opozitës: Kontratat koncensionare dhe PPP ndalohen 4 muaj pas zgjedhjeve

KQZ miraton propozimin e opozitës: Kontratat koncensionare dhe PPP ndalohen

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar propozimin e opozitës për të ndaluar autoritetet shtetërore dhe qeverinë që nënshkruajë kontrata koncensionare dhe PPP, katër muaj përpara zgjedhjeve.
Propozimin për ndalimin e PPP e bëri Muharrem Çakaj i LSI-së në KQZ, ndërsa u pranua nga përfaqësuesi i PS, Eridian Salianji.

Katër muaj para datës së zgjedhjeve deri në ditën e zgjedhjeve ndalohet dhënia e kontratave publike te koncesionit/PPP, për të cilat nuk është bërë njoftim publik se do të zhvillohen, nuk janë vijim i një procedure koncesionare të nisur, apo nuk janë parashikuar për t’u financuar nëpërmjet buxhetit të miratuar të vitit zgjedhor”, thuhet në propozimin e bërë nga opozita, të miratuar me pesë vota pro. 

 

 

Të fundit