Flash News

E-TJERA

KQZ nis certifikimin e zgjedhjeve, zyrtarizon rezultatin në 7 bashki

KQZ nis certifikimin e zgjedhjeve, zyrtarizon rezultatin në 7 bashki

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar rezultatet e 14 majit për 7 bashki të vendit.

Në mbledhjen e sotme, KQZ shqyrtoi dhe zyrtarizoi rezultatet për Bashkinë e Fierit, Kamzës, Beratit, Korçës, Lushnjes, Elbasanit dhe Vlorë si edhe votat për Këshillat Bashkiakë në këto bashki.

Në e Elbasanit, ku fitues u shpall Gledjan Llatja i cili ka marrë 35.985 vota përballë kandidatit të "Bashkë Fitojmë", Luçiano Boçi dhe ku PS mori 34 mandate, “Bashkë Fitojmë” 15, PD 4, PSD 3 dhe disa mandate partitë e vogla.

KQZ ka certifikuar rezultatin dhe në Lushnje, ku fituese u shpall kandidatja socialiste Eriselda Sefa me 22453 vota. Po ashtu u certifikua rezultati për këshillat bashkiakë, ku PS ka marrë 24 mandate, Bashkë Fitojmë 7, PD 4, PSD 2, etj.

Fitues në këtë bashki u shpall Armando Subashi me 35.309 vota. PS ka marrë 33 këshilltarë, Bashkë Fitojmë 7, PD 4, PSD 5, etj.

Në Kamëz, fitues u shpall Rakip Suli me 27.616 vota. Sa u takon këshillave, PS ka marrë 20 mandate, Bashkë Fitojmë 11, PD 3, PSD 2.

Të fundit