Flash News

E-TJERA

KQZ publikon moshën mesatare të deputetëve të kuvendit të ri, më e reja nga PD

KQZ publikon moshën mesatare të deputetëve të kuvendit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar moshën mesatare të deputetëve fitues në bazë të rezultateve paraprake.

Në Kuvendin e ri deputetja më e re në moshë është nga radhët e Partisë Demokratike, Andia Ulliri, 22 vjeç, kurse më e vjetra është Luljeta Bozo në moshë 79 vjeç dhe vjen nga radhët e Partisë Socialiste.

Moshën mesatare më të re e ka LSI me 45.5, ndërsa atë më të vjetër, PSD me 49.7. Pak më pak pas saj vjen PD me 49.5 dhe PS me 49.3.

Sipas KQZ, nën 35 vjeç 10 deputetë dhe tre mbi 70.

Të fundit