Flash News

E-TJERA

KQZ publikon shifrat: Deri tani mbi 50 mijë aplikime nga diaspora

KQZ publikon shifrat: Deri tani mbi 50 mijë aplikime nga diaspora

Në 11 maj shqiptarët do t’u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur qeverinë dhe parlamentin e ri. Shifrat e diasporës që aplikon në KQZ për të votuar e kanë kaluar 50 mijëshin.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, KQZ nga të dhënat e publikuara ka aprovuar 25.532 prej tyre.

Shumica e aplikimeve të kryhen nga meshkujt, me 64.0 përqind, ndërsa 36.0 përqind prej tyre janë kryer nga femrat.

Emigrantët shqiptarë që jetojnë jashtë kufijve do të kenë mundësi për herë të parë të votojnë për zgjedhjet parlamentare pa qenë e nevojshme të vijnë fizikisht në Shqipëri.

Më 11 janar ka nisur dhe procesi i regjistrimit të tyre përmes Platformës Elektronike të Regjistrimit (PER), proces i cili zgjat deri në 4 mars.

Të fundit