Flash News

E-TJERA

KQZ refuzoi disa nga kandidatët e opozitës, Çuno letër OSBE-së: Vendim i motivuar politikisht, anti-ligjor

KQZ refuzoi disa nga kandidatët e opozitës, Çuno letër
Rivelino Çuno

Kryetari i Partisë për Integrim dhe Europianizimin e Shqipërisë Rivelino Çuno i ka ngritur OSBE-së shqetësimin për përjashtimin e romëve nga lista e zgjedhësve.

Në një letër dërguar OSBE-së, Çuno thekson se heqja e e kandidatëve nga KQZ është i dëmshëm, joligjor dhe i orientuar politikisht.

“Vendimi i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve për të refuzuar 69 kandidatët e “Aleancës për Ndryshim” është joligjore sipas kritereve të përcaktuara në nenin 67/4 të Kodit Elektoral.

Ashtu si Kodi e përcakton ekskluzivisht një prag minimal dhe që lista zgjedhore është e hapur për qytetarët për të votuar çdo kandidat nga secila parti në listë, vendimi i KQZ-së duket të jetë i motivuar politikisht, anti-demokratike dhe dëmshme për një proces normal zgjedhor”, thuhet në letrën e dërguar OSBE-së nga Çuno.

Të fundit