Flash News

E-TJERA

KQZ regjistron koalicionin ‘Bashkë Fitojmë’ me tre parti, pa Berishën

KQZ regjistron koalicionin ‘Bashkë Fitojmë’ me tre parti,

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve regjistroi koalicionin “Bashkë Fitojmë”, por duke përjashtuar sigën e PD-së së përfaqësuar nga Sali Berisha.

Kështu, KQZ regjistroi koalicionin e përbërë nga tre parti, Partia e Lirisë e Ilir Metës, PDK e Nard Ndokës dhe PBDNJ e Vangjel Dules.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi  tha se PD-ja nuk ka shprehur vullnet për t’u bërë pjesë e këtij koalicioni dhe si e tillë, nuk mund të jetë pjesë e koalicionit “Bashkë fitojmë”.

“Është i njëjti rast si në 6 mars 2022. Përfaqësuesi i PD z. Indrit Sefa konfirmoi këtu se Partia Demokratike nuk është pjesë e kësaj marrëveshjeje dhe nuk ka bërë asnjë koalicion“, tha Celibashi. 

Debati

Mbledhja e së shtunës nuk kaloi pa debate. Përfaqësuesi ligjor i Enkelejd Alibajt në Partinë Demokratike, Indrit Sefa ka kundërshtuar përfshirjen e kësaj force politike, në koalicionin “Bashkë Fitojmë’, të Sali Berishës dhe Ilir Metës.

“Partia Demokratike nuk ka bërë asnjë koalicion. Është përdorur emri, karakteristikat dhe logo e Partisë Demokratike nga persona të paautorizuar dhe të palegjitimuar.  Komisioneri duhet të konstatojë se kjo marrëveshje është bërë në mashtrim të ligjit dhe në mashtrim të zgjedhësve. Nuk e di kush është personi që i është drejtuar KQZ-së.

Komisioneri ka të gjitha detyrimet ligjore për të marrë masa dhe për të vënë në vend këtë shkelje të dispozitave ligjore. Kërkesa duhet rrëzuar për sa kohë që marrëveshja është një dokument i domosdoshëm për regjistrimin në KQZ”, tha Sefa.

Kodi Zgjedhor flet për marrëveshje të dy a më shumë partive. Me shumë respekt për ju zoti Komisioner, të vazhdojmë më tej me kërkesën tonë”, replikoi Altin Kaziaj, përfaqësues i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’.

Të fundit