Flash News

E-TJERA

KQZ regjistron në zgjedhje PL dhe PS, shqyrtohet kërkesa e PD. Debate në seancë

KQZ regjistron në zgjedhje PL dhe PS, shqyrtohet kërkesa e PD. Debate

Komisioni Qendror i Zgjedhje miratoi kërkesën e PS dhe Partisë së Lirisë për regjistrimin në zgjedhjet vendore të 14 majit.

Mes përfaqësuesve të PD-së, Ledio Nuraj, dhe përfaqësuesit të Alibeajt, Indrit Sefa, pati disa debate dhe tensione në momentin kur parashtruan kërkesat e tyre para KQZ-së.

Nuraj u shpreh se PD ka dokumentacionin e duhur që parashikon Kodi Zgjedhor dhe se kërkesa e depozituar është në përputhje me kodin.

"Kemi dokumentacionin që parashikon kodi zgjedhor dhe kërkesa është depozituar në përputhje me kodin. Përsa i përket ish-kryetarit Lulzim Basha, ai është shkarkuar në kuvendin e 11 dhjetorit, si nga gjykata që njohu kuvendin si dhe nga kryesia e partisë me votim. Po ashtu z. Basha ka dhene dhe doreheqjen si kryetar partie," u shpreh ai.

Ndërsa përfaqësuesi i Alibeajt tha se kërkesa e kryer nga ana e Berishës janë të pavlefshme pasi nuk kanë vulë nga Gjykata.

"Këto kërkesa nuk janë të zbatueshme. Dokumentacioni nuk ka asnjë pullë ose vulë nga Gjykata e Tiranës. Si e tillë ajo nuk duhet pranuar. Unë nuk duhet t’i hyj më tej këtij debati politik dhe mes demokratëve, pasi nuk është ky vendi i debatit. Ka gjykata për këtë”, theksoi Sefa.

Përfaqësuesi i Partisë së Lirisë, Altin Kaziaj u shpreh se fraksione të tilla si grupimi i Alibeajt nuk duhej të ekzistonin pasi janë në favor të PS-së.

“Ndjej keqardhje për këtë argument. Ka një vendim që është ai 11 dhjetorit sipas statutit që vërteton edhe se kush është Partia Demokratike. Fraksione të tilla duhet të mos ekzistonin pasi janë në favor të Partisë Socialiste. I bëj thirrje komisionerit të zgjedhjeve që të mos bëhet pjesë e një loje politike që nuk ka lidhje me të”, deklaroi ai.

Të fundit